1. Sa her’ që dëgjoj këngën e zogut Ose shikoj qiellin shum’ blu, Sa her’ që ndiej shiun mbi fytyr’ Ose erën që fryn me zhurm’, Sa her’ që un’ prek një trëndafil Ose pran’ pemëve shkoj, Gëzohem që jetoj në k’të tok’ t’bukur, Ati Qiellor mua ma krijoi.
2. Ai më dha syt’ që un’ të shikoj Ngjyrën në krah’ të flut’rave. Ai më dha vesh’ që un’ të dëgjoj Tingullin magjik t’gjërave. Ai më dha jetën, zemrën, mendjen: Un’ Atë falënderoj Për gjith’ krijimet, që jam pjes’ e tyre. Po, e di, Ati Qiellor më do.