1. Bëj ç’ësht’ e drejt’; agimi po shkreptin,T’ardhme lirie dhe drite përsh’ndet.Engjëjt në qiell në heshtje shënojnëÇdo veprim tëndin; pra bëj ç’ësht’ e drejt’!
Bëj ç’ësht’ e drejt’; pasojat le t’vazhdojnë.Luft’ për liri në shpirt dhe në fuqi;Me zemër t’fort’ të nesërmen prite.Per’ndia të mbron; pra bëj ç’ësht’ e drejt’!
2. Bëj ç’ësht’ e drejt’; vargonjtë po thyhen.Prangat e robërve më nuk shkëlqejn’;Nga shpresa ndritur, ato më s’do mundojn’.Rroft’ e vërteta; pra bëj ç’ësht’ e drejt’!
Bëj ç’ësht’ e drejt’; pasojat le t’vazhdojnë.Luft’ për liri në shpirt dhe në fuqi;Me zemër t’fort’ të nesërmen prite.Per’ndia të mbron; pra bëj ç’ësht’ e drejt’!
3. Bëj ç’ësht’ e drejt’; besim ki, jo frikë.Para, shko para, qëllimin e sheh.Syt’ që me lot jan’, më nuk do t’vajtojnë.Bekimet t’presin kur bën ç’ësht’ e drejt’!
Bëj ç’ësht’ e drejt’; pasojat le t’vazhdojnë.Luft’ për liri në shpirt dhe në fuqi;Me zemër t’fort’ të nesërmen prite.Per’ndia të mbron; pra bëj ç’ësht’ e drejt’!
Teksti: Anon., The Psalms of Life [Psalmet e Jetës], Boston, 1857
Muzika: George Kaillmark, 1781–1835