Book cover

O sa Urti dhe Dashuri

Himne, 110


0:00 0:00
Introduction
All Verses

1. O sa urti dhe dashuri Q’oborret n’qiell mbushte, Nga lart dërgoi Shpëtimtarin, T’gjakosej dhe t’vdiste!

2. Të shtrenjtin gjak lirisht derdhi; Jetën e dha për ne, Për m’katin i pafajshëm fli, Botën të shpëtonte.

3. Prej bindjes Jezusi fitoi Çmimin me plot lavdi: “Vullneti Yt u bëft’ Per’ndi”, Fjal’ stoli t’jetës s’Tij.

4. Shtegun shënoi, udhën tregoi, Në çdo drejtim na prin Në drit’ dhe jet’, dit’ pa mbarim, Ku diell’ i Per’ndis’ ndrin.

5. N’kujtim të trupit të thyer, Bukën e ndar’ marrim Dhe me kupën dëshmojm’ çdo her’ Besim n’Krishtin, Prij’sin.

6. Sa i madh, i lavdishëm, i mir’ Ësht’ plan’ i shëlbimit, Ku drejt’si, dashuri, mëshir’ Takohen n’harmoni!