Book cover

Në t’Dashurin Deseret

Himne, 202


0:00 0:00
Introduction
All Verses

1. Në t’dashurin Deseret, Ku shenjtorët takohen, Ka një turm’ të madhe fëmijësh përreth. Jan’ bujar’ dhe guximtar’; Për shpëtim shpirtrash t’çmuar; Zërit të ungjillit duhet t’i binden.

Ja! Ja! Ja! Këng’ e fëmij’ve – Sa t’ëmbël zërat i kan’, Kur si engjëjt që nga lart, N’dashuri dhe pafaj’si, Me fytyra t’qeshura mblidhen ata.

2. Që f’mijët të jetojn’ gjat’, Të bukur dhe t’fort’ të jen’, Ata çaj, kafe dhe duhan përbuzin, Pije alkooli nuk pin’ Dhe han’ vetëm shum’ pak mish; Përpiqen të jen’ të urt’, të mir’, fisnik’.

Ja! Ja! Ja! Këng’ e fëmij’ve – Sa t’ëmbël zërat i kan’, Kur si engjëjt që nga lart, N’dashuri dhe pafaj’si, Me fytyra t’qeshura mblidhen ata.

3. Në rini duhet t’mësojn’ Gjuhën se si ta përmbajn’, Gjaknxeht’si dhe pasione t’liga t’mos ken’. T’sjellshëm duhet t’jen’ gjithmon’ Dhe këdo mir’ ta trajtojn’, Dhe kudo t’afru’shëm dhe të mir’ të jen’.

Ja! Ja! Ja! Këng’ e fëmij’ve – Sa t’ëmbël zërat i kan’, Kur si engjëjt që nga lart, N’dashuri dhe pafaj’si, Me fytyra t’qeshura mblidhen ata.

4. S’duhet të harrojn’ lutjet, Çdo dit’ në dark’ dhe mëngjes, Që Zoti t’i ruaj’ ata nga çdo e lig’. T’i ndihmoj’ të jen’ të drejt’, Që me mendjen dhe forcën Ta duan dhe të bëjn’ vullnetin e Tij.

Ja! Ja! Ja! Këng’ e fëmij’ve – Sa t’ëmbël zërat i kan’, Kur si engjëjt që nga lart, N’dashuri dhe pafaj’si, Me fytyra t’qeshura mblidhen ata.