Book cover

“Jep”, Tha o Rrëkeza

Libri i Këngëve të Fëmijëve, 116


0:00 0:00
Introduction
All Verses

1. “Jep”, tha o rrëkeza, “Jep, o jep, jep, o jep.” “Jep”, tha o rrëkeza, Kodrës posht’ tek po zbriste; “E vogël jam, por kudo që shkoj, Fushat më t’gjelbra bëhen.”

Gjithmon’ k’të këng’ këndojm’ ne: “Jep, o jep, ti jep, o jep”. Gjithmon’ k’të këng’ këndojm’ ne: “Jep, ti jep, o jep”.

2. “Jep”, tha i imti shi, “Jep, o jep, jep, o jep”. “Jep”, tha i imti shi, Tek binte përmbi lulet; “Kokat e rëna t’i ngre përs’ri”, Tek binte përmbi lulet.

Gjithmon’ k’të këng’ këndojm’ ne: “Jep, o jep, ti jep, o jep”. Gjithmon’ k’të këng’ këndojm’ ne: “Jep, ti jep, o jep”.

3. Jep si Jezusi jep, Jep, o jep, jep o jep. Jep si Jezusi jep; Diçka t’gjith’ mund t’japim ne. Le t’bëjm’ si rrëket’ edhe lulet, Që japin gaz e hare.

Gjithmon’ k’të këng’ këndojm’ ne: “Jep, o jep, ti jep, o jep”. Gjithmon’ k’të këng’ këndojm’ ne: “Jep, ti jep, o jep”.