1. N’dije eci Krishti;
N’vërtet’si u rrit.
Që fëmij’ i deshi njer’zit dhe Per’ndin’.
T’më prij’ do Jezusi.
Ai udhëheq,
Duke m’thirrur çdo dit’ që me Të të ec.
Do t’eci me Krishtin Drejt qiellores sh’pi,
Ai do m’bekoj me Shpirtin, Me dashurin’ e Tij,
Zemrën do ma ndryshoj’, T’shoh qart’ do më ndihmoj’.
Do t’eci me Krishtin, Bashk’ me Të do vazhdoj.
2. Si Krishti mund t’rritem.
Çdo dit’ do provoj,
N’udh’n e Tij të shkel premtoj, atje t’qëndroj,
T’rri pran’ Shpëtimtarit,
T’sigurt të më mbaj’.
Ta ndjek dhe dashurin’ e Tij ta përhap.
Do t’eci me Krishtin Drejt qiellores sh’pi,
Ai do m’bekoj me Shpirtin, Me dashurin’ e Tij,
Zemrën do ma ndryshoj’, T’shoh qart’ do më ndihmoj’.
Do t’eci me Krishtin, Bashk’ me Të do vazhdoj.
3. Jezusin do besoj.
Thirrjen t’ia dëgjoj.
Kurr’ s’do më lër’ t’vetëm dhe kur të dështoj.
Jezusi më jep forc’,
M’lart’son, m’ngushëllon,
Përjet’sisht t’jetoj, t’rritem, Ai më ndihmon.
Do t’eci me Krishtin Drejt qiellores sh’pi,
Ai do m’bekoj me Shpirtin, Me dashurin’ e Tij,
Zemrën do ma ndryshoj’, T’shoh qart’ do më ndihmoj’.
Do t’eci me Krishtin, Bashk’ me Të do vazhdoj.
Fjalët dhe muzika: Stephen P. Schank, l. 1967.
© 2019 nga Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved. Kjo këngë mund të kopjohet për t’u përdorur me raste në Kishë ose në shtëpi, jo për tregti. Ky shënim duhet të shfaqet në çdo kopje që bëhet.