1. Larg në një koritë, pa shtrat e dyshek,
I vogli Zot Jezus, ja kokën mbështet;
Yjet në q’ej vështrojn’ ku Ai shtrihet,
Të voglin Zot Jezus që mbi kashtë fle.
Po fle, (Po fle,) po fle, (po fle,)
po fle Shpëtimtari në grazhd!
Po fle, (Po fle,) po fle, (po fle,)
po fle, Zot i t’gjith’ve.
2. Gjedhët po pëllasin, fëmis’ gjum’ i del;
Po i vogli Zot Jezus të qarë nuk nxjerr.
Të dua, Zot Jezus, nga qielli më shih
Dhe deri në mëngjes te djepi më rri.
Po fle, (Po fle,) po fle, (po fle,)
po fle Shpëtimtari në grazhd!
Po fle, (Po fle,) po fle, (po fle,)
po fle, Zot i t’gjith’ve.
3. Më ji pran’, Zot Jezus, të lutem më rri
Gjithmonë pran’ meje, më fal dashuri.
Me kujdesin Tënd t’but’ gjith’ f’mijët beko,
Për n’q’ell na bëj gati, me Ty të jetojm’.
Po fle, (Po fle,) po fle, (po fle,)
po fle Shpëtimtari në grazhd!
Po fle, (Po fle,) po fle, (po fle,)
po fle, Zot i t’gjith’ve.
Fjalët: Anonim, rreth 1883, Filadelfia
Muzika: Charles H. Gabriel, 1856–1932