Auto-scroll is most reliable with MIDI (computer-generated) audio.
Practice
Loading…
Eja, Zën’ e Profetit D’gjo
1. Eja, zën’ e profetit d’gjo,Fjalën e Perëndis’,N’udhën e së vërtetës g’zo,Këndo mes lumturis’.Rrugën e profet’ve gjetëm,Që dikur jetonin.Tani vjen një profet tjetërT’rivendos’ diturin’.
2. Terri i së zymtës err’sir’Përmes tok’s i shpërndar’,Nga Kreu yn’ i gjall’ u prish,U shfaq vet’ Per’ndia.Përmes gabimesh prej shum’ vjetU end kjo bot’ e shkret’;Por shenjtorët e Per’ndis’ gjejn’Rrugën e ngusht’, të drejt’.
3. Jo te njeriu nuk vën’ besim,As shpresën tek ai.Kush do mohoj’ Jezu Krishtin,Do t’gjej’ vërtet mallkim.Njer’zve u thot’ Shpëtimtari:“Fjalët e mia mbani,Se shenjat vijn’ pas besimit,Gjer në të fundit dit’”.
4. Fjalën e t’vërtetës dëgjo,Që rrjedh nga burimi.Gjith’ forc’ ligjin e Tij zbato,Gjersa t’vij’ shpëtimi,Gjersa t’dëgjosh zërin e shenjt’Përjet’si t’siguroj’,Kur lumturi dhe g’zim ti zgjedh,Si ai që do fitoj’.