1. Lutja ësht’ dëshir’ e shpirtit,Me zë o pa shprehur,Që dridhje I jep krah’roritSi një zjarr i fshehur.
2. Lutja ësht’ thelb’ i psher’timës,Vështrim i syrit lart,Rënia e lotit kur askushVeç Per’ndis’ nuk ësht’ pran’.
3. Lutja ësht’ fjala më e thjesht’Që buz’ e foshnjës nxjerr;Lutja, melodit’ më t’lartaPër Madhërin’ në qiell.
4. Lutja ësht’ fryma për jetën,Ajri i t’krishterit,Parulla tek t’vdekjes porta,Me të hyn n’qiell ai.
5. Lutja ësht’ zë i m’kataritT’penduar që kthehet,Kur engjëjt me këngë gëzojn’Dhe thon’: “Ja, ai lutet!”
6. Shenjtorët në lutje tok rrin’Në fjal’, mendje, veprim,Ndërsa me Atin dhe BirinGëzojnë shoqërim.
7. Lutje nuk ka vetëm në tok’,Shpirti i Shenjt’ lutet,Dhe Jezus’ te fron’ i AtitPër m’katarët lutet.
8. Ti që te Per’ndia na sjell,Jeta, e Vërteta!Shtegun e lutjes që Ti shkel,Zot dhe ne mësona.