1. Ne e ndiejm’ të vërtetën;Drit’n e ungjillit zbulon.Nëse fyerje ende ka,Mjer’ ata q’ato i thon’!Mos gjyko, që t’mos gjykohesh,Ishte e Jezusit k’shill’;Ashtu siç jep, do të t’kthehet,Bujarisht o pa dëshir’.
Shpëtimtar, gjersa t’arrijmëN’tok’ të lumtur, na drejto,Ku engjëjt bashkohen me neNë lëvdim për Ty gjithmon’.
2. Jezus’ tha: “Ji i përulur”,T’jesh gjykat’s ësht’ e vështir’;Mëri t’mos kem, t’jem i dashur,Nëse dua t’jem i d’lir’.E vazhdu’shme duhet punaM’simeve për t’iu bindur.Nëse fqinjin vërtet dua,N’udhën e ngusht’ un’ kam hyr’.
Shpëtimtar, gjersa t’arrijmëN’tok’ të lumtur, na drejto,Ku engjëjt bashkohen me neNë lëvdim për Ty gjithmon’.
3. Njëher’ dikujt tjetër i thash’:“Në sy një lëmishte ke;Nëse je një mik, një vëlla,Prit dhe më lër të ta nxjerr”.Por un’ mir’ nuk mund ta shihja,Se t’errët kisha shikim’n.Kur më qart’ un’ e kërkova,Një tra kisha n’syrin tim.
Shpëtimtar, gjersa t’arrijmëN’tok’ të lumtur, na drejto,Ku engjëjt bashkohen me neNë lëvdim për Ty gjithmon’.
4. Nëse v’llan’ më shum’ e dua,Lëmishten t’ia heq tër’sisht,At’her’ shkëlqen më qart’ drita,Se syri ësht’ vend i brisht’.Të tjerët shpesh i qortovaPër diçka si lëmishtja;Tani dua ta heq k’të tra;O që lotët le ta lajn’!
Shpëtimtar, gjersa t’arrijmëN’tok’ të lumtur, na drejto,Ku engjëjt bashkohen me neNë lëvdim për Ty gjithmon’.
5. Dashuria na sjell shërim;Do të jap’ shikim më t’qart’;Kur pash’ dështim të vëllait,Un’ të drejt’ nuk kisha mjaft.Tani më nuk do t’kem shqet’sim;Hir’ i Jezusit gjithçka;Lëmishtet jan’ gjë pa rënd’siKur mendoj për atë tra.
Shpëtimtar, gjersa t’arrijmëN’tok’ të lumtur, na drejto,Ku engjëjt bashkohen me neNë lëvdim për Ty gjithmon’.
Teksti: Eliza R. Snow, 1804–1887; refreni nga M. E. Abbey
Muzika: Charles Davis Tillman, 1861–1943