Book cover

Një Burr’ të Varfër Plot Pik’llim

Himne, 20


0:00 0:00
Introduction
All Verses

1. Një Burr’ të varfër plot pik’llim, Gjat’ udh’s takova un’ shum’ her’, Që përul’sisht m’u lut për ndihm’, “Jo” nuk i thash’ un’ asnjëher’. Forc’ nuk kisha t’ja pyes emrin, Ku shkoi dhe nga erdhi ai; Por kish’ diçka në syt’ e tij, Dashurin’ m’fi toi; pse s’e di.

2. Kur ushqim’ i pakt’ u shpërnda, Ai hyri; asnjë fjal’ nuk tha, I dob’t se për buk’ kish nevoj’. Të gjith’ ia dhash’; ai e bekoi, Hëngri dhe pjes’ mua më dha. Një pjes’ engjëjsh ish’ e imja, Ndërsa me shum’ dëshir’ hëngra, Si mana më shijoi korja.

3. Pran’ një burimi që rridhte Nga shkëmbi, pash’; forc’ nuk kishte. Etjen e tij uj’ përqeshte; E dëgjoi, e pa kur rridhte. Shpejt t’vuajturin e ngrita; Tri her’ uj’ të pinte i dhash’, Ma ktheu kupën plot me uj’; Piva dhe s’pata etje kurr’.

4. Nat’ ish’ përmbytje kish’; frynte Stuhi dimri e ashpër larg. Zërin e tij d’gjova, t’vinte Me t’shpejt shkova për ta ftuar. Ngroht’si, veshje, gëzim i dhash’ Mikut tim dhe t’prehej në shtrat, Dhe vet’ përtok’ u shtriva t’fle, Por m’u duk si kopsht në Eden.

5. Të zhveshur, t’rrahur për vdekje, E gjeta pran’ së madhes udh’. I ktheva forc’ dhe frym’marrje, Shpirtin ia ngjalla, i dhash’ buk’, Ver’, vaj – ai u shërua. Vet’ një plag’ të fshehur kisha, Por dhembjen un’ e harrova, Zemrën time m’shëroi paqja.

6. Në burg të dënuar pastaj, E pash’ si tradhtar në mëngjes. Gjuhët gënjeshtare i heshta, E nderova mes përbuzjes. Për miq’sin’ doja t’bëj diçka, Më pyeti n’se për të vdisja. I dob’t isha; gjaku m’u ngri, Por “Po” i lir’ shpirti thirri.

7. Në pamjen time për një çast Maska e t’panjohurit ra. Në duar shenjat ia njoha; Shpëtimtari m’qëndroi para. Ai foli, emrin tim tha: “Turp prej meje ti nuk ke pas. Kujtimi yt t’jen k’to vepra; Frik’ mos ki, m’i bëre mua.”