1. Me mua rri! Shpejt nata zbret tani, Err’sira shtohet. Zot, me mua rri! Kur tjetër ndihm’ s’ka dhe shkon çdo ngush’llim, Ndihm’s i t’pamundurve, me mua rri!
2. Kjo dit’ e jetës largohet, sa shpejt. G’zimet, lavdit’ e tokës zbehen krejt. Gjithçka rreth meje n’prishje dhe ndryshim; O Ti që nuk ndryshon, me mua rri!
3. Prania Jote më duhet çdo or’. Veç hirit Tënd, çfar’ forc’n e lig’ rrëzon? Drejtim, mbështetje kush më jep si Ti? N’qoft’ shi a diell, Zot, me mua rri!