Book cover

Një Engjëll që nga Lart

Himne, 11


0:00 0:00
Introduction
All Verses

1. Një engjëll që nga lart, T’gjatën heshtje prishi; K’to fjal’të hirshme tha, I zbritur nga qielli: Ja, n’Kumorahn e vetmuar Një anal i shenjt’ ësht’ fshehur. Ja, n’Kumorahn e vetmuar Një anal i shenjt’ ësht’ fshehur.

2. Moroni vulosi, Për shum’ koh’ t’qëndronte, Prap’ t’fliste nga pluh’ri, T’Zotit urdhër t’priste. Përsëri do të dal’ në drit’ Në tok’ të shpall’ t’Krishtit mbret’ri. Përsëri do të dal’ në drit’ Në tok’ të shpall’ t’Krishtit mbret’ri.

3. Për t’Jozefit bij flet Mbetjen bën të njohur, T’kombeve t’vdekura, Që jetuan dikur. Përs’ri plot’sin’ e ungjillit Do të zbulojn’ faqet e tij. Përs’ri plot’sin’ e ungjillit Do të zbulojn’ faqet e tij.

4. U plot’sua koha, Dita e pritur gjat’; T’largohet err’sira, Toka bindje të jap’. Vulat hiqni; larg t’shpalosen Botës drit’, lavd’ t’i zbulohen. Vulat hiqni; larg t’shpalosen Botës drit’, lavd’ t’i zbulohen.

5. Plot g’zim Izraeli Do t’mblidhet në shtëpi, Do t’përdor’ pasurin’ T’ngrer’ Jerusalemin, Kur Sioni ngrihet, do shkëlqej’, Do mbush’ tok’n me t’shenjtën t’vërtet’. Kur Sioni ngrihet, do shkëlqej’, Do mbush’ tok’n me t’shenjtën t’vërtet’.