1. Ngrihu Sion lavdiplot’, Ti i sotmi gëzim. Në ty mbështeten shenjtor’t, Për t’gjetur një pushim. Ngrihu, shkëlqe plot madh’shti Mes së botës zymti, Sepse Per’ndia, mbrojt’si, Ësht’ jet’ dhe drit’ tani.
2. Prej të bekuarit Sion Ungjilli shpërndahet, Bes’lidhjen na e zbulon, Që tër’ toka t’mblidhet. Dhe shenjtor’t lajm u sjellin Gjith’ bijve t’njer’zimit; Përs’ri te Sioni të vijn’ Me këng’, me t’shëlbuarit.
3. Mes vuajtjes së dhimbshme N’shtegun e ngusht’ ecim, Ndeshemi me tundimet Që të fitojm’ bekim. Por qëndres’ e patundur, Me lavdin’ në mendje, Siguria e Shpirtit, Do na sjell’ fitore.
4. Bekona, O At’ qiellor, Që besnik’ të jemi, Bashk’ me t’drejtët t’mblidhemi, Shpëtimin Tënd t’shohim! Dhe me të qiellit ushtri, T’këndojm’ për pavdek’sin’; Ai që gjakun derdhi T’na shëlbej’, past’ lavdin’.