1. Kur kërkoj shkrimet e shenjta, At’ i dashur i njer’zve, Urt’sia ma bekoft’ zemrën, Mendjen ma mbusht’ me dije.
2. Kur kërkoj shkrimet e shenjta, Shpirtin ma prek, t’lutem, Zot. T’fshehtat e jetës shpalosen Kur çdo dit’ un’ i studioj.
3. Kur kërkoj shkrimet e shenjta, M’shira Jote u zbuloft’. Zemrën trazuar ma qet’so; Plag’t që s’shihen, m’i shëro.
4. Kur kërkoj shkrimet e shenjta, Ndihmom’ të bindem, t’mendoj. N’fjalën Tënde jet’ t’përjetshme; Drita Jote më drejtoft’.