1. Kur sakramentin ne marrim,
Mendimet kthejm’ tek Ti,
Bir’ i Per’ndis’, për ne jetoi,
Më pas vdiq n’Kalvari.
Ndër mend sjellim hir’n e pafund,
Dashurin’ pa kufi;
Dhurat’ e jetës na u dha
Përgjith’ përjetësin’.
2. Kur t’kaluarën ne kujtojm’,
Duhet t’pendohemi;
Udha për tek Ti ësht’ drejt’si –
Veç si jetove Ti.
Falja ësht’ një dhurat’ nga Ti,
Kërkojmë plot synim.
Me betim t’bëjm’ punën Tënde,
Marrim sakramentin.
3. Kur n’këng’ emrin Tënd ne lëvdojm’,
Bekimet e sotme
Do rrojn’ n’zemra plot mir’njohje
Dhe lutemi n’heshtje
Për guxim t’pranojm’ vullnetin,
T’dëgjojm’ dhe bindemi.
Të duam, Zot; zemrat jan’ plot.
N’udhën Tënde ecim.
Teksti: Lee Tom Perry, l. 1951. © 1985 IRI
Muzika: Daniel Lyman Carter, l. 1955. © 1985 IRI