1. Si motra në Sion, së bashku punojmë; T’Per’ndisë bekime ne do të kërkojm’. Mbret’rin’ me shumë përpjekje do të ndërtojm’; Të dob’tin dhe t’lodhurin do të forcojm’.
2. Dhe puna e engjëjve u jepet grave; Kjo ësht’ dhurata që ne motrat kemi: Të bëjm’ atë që ësht’ e mir’ dhe njer’zore, Të g’zojm’ dhe bekojm’ në emër të njer’zis’.
3. Sa i madh qëllimi, sa i gjer’ misioni, Nëse e plot’sojmë në shpirt dhe veprim. O, veçse mësimet hyjnore të Shpirtit Mund t’na japin urt’si qëllimin t’arrijm’.