Book cover

Si Rini e Sionit Sot

Himne, 164


0:00 0:00
Introduction
All Verses

1. Si rini e Sionit sot, Qëndrojmë guximtar’, Me premtim që shkëlqen në sy, T’vendosur për t’ia dal’. Mbi t’shkuarën fisnike ngrem’; Të ardhmen e sigurt. Sfidën e sotme përballojm’, T’vërtet’ do të qëndrojm’.

2. T’vërtetat që ne përqafojm’ Përqeshen në çdo an’. Por kur dëgjojm’ dhe bindemi E dim’ se u bëjm’ ball’ Lig’sive që na dobësojn’, Mëkatit që shkat’rron. Shufrën e hekurt ne e mbajm’ Dhe gjejm’ gëzim në k’të.

3. Mes sprovave do t’kemi frik’, Por nuk dëshp’rohemi. Këtu të drejtës i shërbejm’; Me t’vërtetën guxojm’. Ne duam, mësojm’ dhe mposhtim; Këng’ t’g’zueshme këndojm’, Si rini e Sionit sot, Triumfues, t’d’lir’ e t’fort’.