1. Larg në një koritë, pa shtrat e dyshek, I vogli Zot Jezus, ja kokën mbështet; Yjet në qiej vështrojn’ ku Ai shtrihet, Të voglin Zot Jezus që mbi kashtë fle.
2. Gjedhët po pëllasin, fëmis’ gjum’ i del; Po i vogli Zot Jezus të qarë nuk nxjerr. Të dua, Zot Jezus, nga qielli më shih Dhe deri në mëngjes te djepi më rri.
3. Më ji pran’, Zot Jezus; të lutem më rri Gjithmonë pran’ meje, më fal dashuri. Me kujdesin Tënd t’but’ gjith’ f’mijët beko, Për n’qiell na bëj gati, me Ty të jetojm’.