1. I buk’ri Sion, ngritur lart; I buk’ri qytet që e dua; Të buk’ra porta perl’ t’bardha; I buk’ri tempull – drit’ Per’ndia’; Ai që në Kalvar u vra, Hap ato porta për mua.
Sion, Sion, i shtrenjt’ Sion; I buk’ri Sion; Sion, qytet i Per’ndis’!
2. I buk’ri qiell ku veç drit’ ka; Të buk’rit engjëj në t’bardha; Të buk’ra këng’ që kurr’ s’pushojn’; Të buk’ra harpa si në kor; Dhe un’ bashkohem me korin; Ta adhuroj Shëlbuesin tim.
Sion, Sion, i shtrenjt’ Sion; I buk’ri Sion; Sion, qytet i Per’ndis’!
3. Të buk’ra kurora për t’gjith’; Të buk’ra palma për mbret’rit’; Të buk’ra rroba t’shpëtimit; I bukur kushdo q’atje hyn; Atje nxitoj me plot dëshir’; Atje do t’pushoj un’ tër’ g’zim.
Sion, Sion, i shtrenjt’ Sion; I buk’ri Sion; Sion, qytet i Per’ndis’!