1. Shkëlqen fort mëshir’ e Atit Nga fanar’ i Tij përher’, Por ne na cakton të ruajm’ Gjith’ dritat që jan’ në breg.
Lër dritat e ul’ta t’ndriçojn’; Përmes val’ve rreze t’çosh. Një detar t’trembur, t’munduar, Mund ta ruash, ta shpëtosh.
2. Nat’ e zymt’ e m’katit ka rën’; Dallg’t gjëmojn’ t’egërsuara. Syt’ e etur shohin, kërkojn’, Përgjat’ bregut për drita.
Lër dritat e ul’ta t’ndriçojn’; Përmes val’ve rreze t’çosh. Një detar t’trembur, t’munduar, Mund ta ruash, ta shpëtosh.
3. Ngri lart t’dobtën llamb’, o vëlla; Mes furtun’s detar’ i shkret’, Që përpiqet t’arrij’ në port, N’err’sir’ mund të përhumbet.