1. – T’fort’ porsi malet përreth nesh,
Trima dhe besnik’ rrim’,
Mbi shkëmbin që et’rit ngritën
Për ne në k’të tok’ të mir’.
Shkëmb i nderit dhe virtytit,
Besimit n’Per’ndin’ e gjall’.
Flamurin ngritën me ngadh’njim –
Mbi t’shkretëtirës bar.
Dëgjojm’ shkretëtirën t’këndoj’:
Mos ndalo, mos ndalo, mos ndalo!
Fusha, kodra, male t’kumbojn’:
Mos ndalo, mos ndalo, mos ndalo!
Duke mbajtur flamujt lart,
Marshojm’ n’agim plot lavdi.
Rini e lindjes fisnike:
Mos ndalo, mos ndalo, mos ndalo!
2. Do ndërtojm’ n’shkëmbin që ngritën,
Një pallat për Mbretin.
Në hollet e tij me shkëlqim,
Sjellim himnin plot lavd’rim,
Për trash’gimin që na lan’,
Jo të pasuris’ tok’sore,
Por një bekim të përjetshëm
G’zimi, dashurie.
Dëgjojm’ shkretëtirën t’këndoj’:
Mos ndalo, mos ndalo, mos ndalo!
Fusha, kodra, male t’kumbojn’:
Mos ndalo, mos ndalo, mos ndalo!
Duke mbajtur flamujt lart,
Marshojm’ n’agim plot lavdi.
Rini e lindjes fisnike:
Mos ndalo, mos ndalo, mos ndalo!