Book cover

Eja, Më Ndiq

Himne, 60


0:00 0:00
Introduction
All Verses

1. “Eja, më ndiq”, Shpëtuesi tha. Në gjurm’t e Tij le t’ecim pra, Se veç kështu një mund t’jemi Me Birin e dashur t’Per’ndis’.

2. “Eja, më ndiq”, një fraz’ e thjesht’, Që madhështin’ e së vërtet’s, Në ato fjal’ t’thjeshta ndërthur, Mendjen njer’zore për t’nxitur.

3. A është mjaft vetëm të dim’ Se Atë duhet posht’ t’ndjekim Përmes luginës s’lot’ve? Jo! Kjo n’sfera më t’shenjta shtrihet.

4. Ne jo vetëm do të ndjekim Udhën e Tij këtu në tok’, Por edhe kur të gjejm’ çlirim, N’se me Zotin t’kemi trash’gim.

5. Në shtegun para duhet t’shkojm’, Ndërsa fusha më t’gjera gjejm’, Atë ta ndjekim pa pushim, Në çdo rrethan’, sfer’ që t’jemi.

6. Ne frone, sundime, mbret’ri, Lavdi, lumt’ri do të kemi, Po t’u bindemi përjet’sisht, Fjal’ve të Tij: “Eja, më ndiq”.