1. Eja, zën’ e profetit d’gjo, Fjalën e Perëndis’, N’udhën e së vërtetës g’zo, Këndo mes lumturis’. Rrugën e profet’ve gjetëm, Që dikur jetonin. Tani vjen një profet tjetër T’rivendos’ diturin’.
2. Terri i së zymtës err’sir’ Përmes tok’s i shpërndar’, Nga Kreu yn’ i gjall’ u prish, U shfaq vet’ Per’ndia. Përmes gabimesh prej shum’ vjet U end kjo bot’ e shkret’; Por shenjtorët e Per’ndis’ gjejn’ Rrugën e ngusht’, të drejt’.
3. Jo te njeriu nuk vën’ besim, As shpresën tek ai. Kush do mohoj’ Jezu Krishtin, Do t’gjej’ vërtet mallkim. Njer’zve u thot’ Shpëtimtari: “Fjalët e mia mbani, Se shenjat vijn’ pas besimit, Gjer në të fundit dit’”.
4. Fjalën e t’vërtetës dëgjo, Që rrjedh nga burimi. Gjith’ forc’ ligjin e Tij zbato, Gjersa t’vij’ shpëtimi, Gjersa t’dëgjosh zërin e shenjt’ Përjet’si t’siguroj’, Kur lumturi dhe g’zim ti zgjedh, Si ai që do fitoj’.