1. Pranë zemrës së Bariut, Pranë jan’ delet e Tij; Pran’ ësht’ dashuria e Tij, Më pran’ se gjith’ pasurit’. Pranë zemrës së Bariut, Jan’ delet e humbura; Mbi malet Ai po i ndjek, Mbi shum’ të thella uj’ra.
Jasht’ në shkret’tir’ ata enden, T’uritur dhe të pashpres’; Për t’i shpëtuar po nxiton, Që në tuf’ prapë t’i sjell’.
2. Pranë zemrës së Bariut, Pranë jan’ qengjat e Tij; Disa nga kullota humbin, T’uritur dhe të pashpres’. Bariu i mir’ po kërkon, T’humburit qengja kërkon, Kur ata sillen plot me g’zim, Pa fund çmimi që shpëton.
Jasht’ në shkret’tir’ ata enden, T’uritur dhe të pashpres’; Për t’i shpëtuar po nxiton, Që në tuf’ prapë t’i sjell’.
3. Pranë zemrës së Bariut, Pran’ jan’ të “nënt’dhjet’ e nënt’”; Pran’ jan’ delet e larguara Në shkretëtir’ po treten. Shih! Ai me dëshir’ thërret, Butë duke u lutur: “A s’do t’i kërkoni ata, Që nga vatha kan’ humbur?”
Jasht’ në shkret’tir’ ata enden, T’uritur dhe të pashpres’; Për t’i shpëtuar po nxiton, Që në tuf’ prapë t’i sjell’.
4. Kullotat e gjelbra ftojnë; Të ëmbla ujërat jan’. Zot, ne t’përgjigjemi g’zueshëm: “Po, Zoti yn’ do t’i gjejm’! Ndihmësbarinj të Tu na bëj; Dashuri të thell’ na jep. Në shkretëtir’ Ti na dërgo, T’humburat dele t’kërkojm’.”
Jasht’ në shkret’tir’ ata enden, T’uritur dhe të pashpres’; Për t’i shpëtuar ne nxitojm’, Që në tuf’ prap’ t’i sjellim.