1. Bëj ç’ësht’ e drejt’; agimi po shkreptin, T’ardhme lirie dhe drite përsh’ndet. Engjëjt në qiell në heshtje shënojnë Çdo veprim tëndin; pra bëj ç’ësht’ e drejt’!
Bëj ç’ësht’ e drejt’; pasojat le t’vazhdojnë. Luft’ për liri në shpirt dhe në fuqi; Me zemër t’fort’ të nesërmen prite. Per’ndia të mbron; pra bëj ç’ësht’ e drejt’!
2. Bëj ç’ësht’ e drejt’; vargonjtë po thyhen. Prangat e robërve më nuk shkëlqejn’; Nga shpresa ndritur, ato më s’do mundojn’. Rroft’ e vërteta; pra bëj ç’ësht’ e drejt’!
Bëj ç’ësht’ e drejt’; pasojat le t’vazhdojnë. Luft’ për liri në shpirt dhe në fuqi; Me zemër t’fort’ të nesërmen prite. Per’ndia të mbron; pra bëj ç’ësht’ e drejt’!
3. Bëj ç’ësht’ e drejt’; besim ki, jo frikë. Para, shko para, qëllimin e sheh. Syt’ që me lot jan’, më nuk do t’vajtojnë. Bekimet t’presin kur bën ç’ësht’ e drejt’!