1. Për të tokës bukuri, Për të qiellit bukuri Që nga lindja përreth nesh Shtrihet ajo dashuri,
Zot tek Ty ngrem’ himnin ton’ Lavdërim, mir’njohje plot.
2. Për bukurin’ e or’ve Për çdo nat’ e për çdo dit’, T’kodrave dhe luleve, Diell, hën’ yje plot drit’,
Zot tek Ty ngrem’ himnin ton’ Lavdërim, mir’njohje plot.
3. Për të dashuris’ gëzim, V’lla e motër, prind, fëmi’, Miq në tok’ e n’qiell miq, Për çdo gjë tjetër të mir’,
Zot tek Ty ngrem’ himnin ton’ Lavdërim, mir’njohje plot.