1. Ju lajmëtar’ t’lavdis’, shkoni;
Vrap, ju t’dërguar t’qiejve.
Ngjarjen e g’zuar tregoni
Që një engjëll fluturon.
I fuqishëm, I fuqishëm,
Me një lajm’rim prej qiejve.
2. Shkoni te çdo fis dhe çdo komb;
Vizitoni ju çdo vend.
Të gjith’ve shpallja t’u kumboj’;
Thoni t’vërtetën e lart’:
Se ungjilli, Se ungjilli
Me t’lashtën lavdi shkëlqen.
3. Shkoni, ungjillin t’u çoni;
Lajmi plot gaz t’përhapet.
Shkoni derisa nga çdo komb,
Kumbim’ i tij t’përsh’ndetet.
Që ungjilli, Që ungjilli
Në gjith’ tokën jehon’ t’ket’.
4. Farën e virtytit qiellor
Në tër’ tokën përhapni.
Shkoni! Jehova ju mbështet;
Gjith’ duajt me vler’ mblidhni.
Me Jezusin, Me Jezusin,
N’tok’ plot lavdi mbret’roni.
Teksti: John Taylor, 1808–1887
Muzika: Leroy J. Robertson, 1896–1971. © 1948 IRI