1. Dëgjoni kombe! Zën’ e qiellit Dëgjoni që t’gjith’ të g’zoheni! Engjëjt e lavdis’ thërrasin fort: E vërteta ësht’ sot!
O, sa lavdishëm nga froni lart Shkëlqen ungjilli i dashuris’! Ndriçon kjo rreze nga lart në qiell Çdo tokë sot si diell.
2. Kombet vajtonin në errësir’; Duke vëzhguar për agimin. Nata mbaroi; të gjith’ gëzojn’. E vërteta ësht’ n’ tok’!
O, sa lavdishëm nga froni lart Shkëlqen ungjilli i dashuris’! Ndriçon kjo rreze nga lart në qiell Çdo tokë sot si diell.
3. Të zgjedhur që Zotit t’i shërbejm’, Te çdo tokë dhe popull të shkojm’, Për të vërtetën s’bashku qëndrojm’, Fjalën e Tij u m’sojm’.