1. A kam bër’ sot në bot’ un’ ndonjë të mir’? Kam ndihmuar dikë në nevoj’? A e bëra t’pik’lluarin të ndjehet mir’? N’se jo, un’ vërtet dështoj. A ësht’ m’e leht’ sot barra e dikujt, Se të ndaj’ dëshir’ un’ kisha? A ndihmova të lodhur edhe të sëmur’? Kur ndihm’ iu duhej pran’ a isha?
Pra zgjohu dhe bëj më shum’ ti Sesa shtëpin’ lart t’ëndërrosh. Të bësh mir’ ësht’ kënaq’si, pa masë lumturi, Bekim dashurie t’meritosh.
2. Mundësi shërbimi ka gjat’ udhës son’, Kudo ndodhen mund’si rreth nesh. Mos i lër të shkojn’ duke thën’: “E bëj më von’”, Por shko dhe sot t’u shërbesh. Fisnike ësht’ që njer’zit të punojn’; E dashuris’ punë vler’ ka. Të tjerët ndihmon t’jetojn’, veç kush diçka bën. Çdo vepër e njeh Per’ndia.
Pra zgjohu dhe bëj më shum’ ti Sesa shtëpin’ lart t’ëndërrosh. Të bësh mir’ ësht’ kënaq’si, pa masë lumturi, Bekim dashurie t’meritosh.