1. Vdiq! Shëlbues’ i madh jet’ nd’rroi, Bijat e Izraelit qan’. Err’sir’ e rënd’ qiellin mbuloi; Papritur u drodh gjith’ toka.
2. Eni, shenjtor’, një lot derdhni, Rënkoi Ai nën barrën tuaj; Mij’ra pika për ju lëshoi, Mij’ra pika gjaku t’çmuar.
3. Zot’ i lavdis’ vdiq për njer’zin’; Dashuri, dhembje t’madhe kish. Por ja, befas u d’gju a g’zim! Zoti i vdekur, gjall’ sërish.
4. Zot’ i ringjallur la varrin. S’e ndaloi dot varri ngritjen. Drejt sh’pis’ e çojn’ shum’ ke rubin’, Atij n’qiell i thon’ mir’sevjen.