1. Maj’ malit atje lart Një flamur po valon. Ju kombe ngrini syt’; Gjith’ botën ngjatjeton. Në Deseret, vend paqësor, Në mal të Sionit po qëndron!
2. Premtim’n e bër’ dikur Per’ndia s’e harron, Flamur’n e t’vërtetës Do shpalos’ në Sion! Drita e saj tërheq vështrim’n E tër’ botës në t’sotmet dit’.
3. Shtëpi’ e Tij atje Do ngrihet plot lavdi Dhe njer’zit dëgjohen Të thon’ në largësi: Tani do t’shkojm’ t’i shërbejm’ Zotit, T’bindemi, t’mësojm’ fjal’n e Tij.
4. Atje do të mësojm’ Ligjin që përhapet, Me urti dhe t’vërtet’ Gjith’ tokën ta drejtoj’. N’udhët e Tij do të shkelim, T’shpëtojm’ veten dhe t’vdekurit.