Book cover

Tempuj t’Shenjt’ në Mal t’Sionit

Himne, 187


0:00 0:00
Introduction
All Verses

1. Tempuj t’shenjt’ në mal t’Sionit Ndrijn’ në madh’shti fisnike, Udh’ t’ekzaltimit, simbole Të dashuris’ hyjnore. Dhe portat me mir’si bëjn’ shenj’ Drejt qetësis’ dhe lutjes, F’mijët trima të premtimit Shërbim t’shenjt’ japin atje.

2. At’ i mëshirshëm dhe hirplot’, Zemrat pastro, t’lutemi; T’shëlbimit mision të bekosh Në shtëpin’ e shenjt’ çdo dit’, Gjersa me par’ardh’sit besnik’, Ne t’vulosur përjet’sisht, N’bashkim çelestial të lidhur, Me hosana t’këndojm’ Ty.

3. Me zë t’lart’, lavde t’përjetshme, N’himne këndo kor qiellor Për t’lavdishmin Mbret Emanuel! Këndo me t’sotmit shenjtor’! Malet me g’zim të thërrasin, Plot hare luginat t’jen’, Ndërsa yjet brohorasin Se rob’rit do t’çlirohen.