Book cover

Shpres’ e Izraelit

Himne, 166

0:00 0:00
Introduction
All Verses

1. Shpres’ e Izraelit jeni, Fëmij’ të premtimit sot, Shih, sinjalin po jep Prij’si Dhe beteja sa fillon!

Shpres’ e Izraelit ngri Shpatën tënde të drejt’sis’; Thirrjen jep: “Lutu, vëzhgo!” Armikun ta shkatërrosh.

2. I rreshtuar në mëkate, Armiku s’numërohet. Shpres’ e Izraelit n’betej’; Sot fitorja t’arrihet!

Shpres’ e Izraelit ngri Shpatën tënde të drejt’sis’; Thirrjen jep: “Lutu, vëzhgo!” Armikun ta shkatërrosh.

3. Rroft’ Sioni, posht’ gabimi; Armikut shpatën i l’sho! Çdo goditje çarmatimi; Çdo hap drejt fitores shkon.

Shpres’ e Izraelit ngri Shpatën tënde të drejt’sis’; Thirrjen jep: “Lutu, vëzhgo!” Armikun ta shkatërrosh.

4. Shpejt do të mbaroj’ beteja; Çdo armik do të bjer’ posht’. Rini e Sionit para; Për të fitores kuror’.