Book cover

Sa i Fort’ një Themel

Himne, 41


0:00 0:00
Introduction
All Verses

1. Sa i fort’ një themel për ju shenjtor’ t’Zotit, Ësht’ hedhur për besimin n’fjalën e Tij! Më shum’ ç’mund t’ju thot’ nga ç’ju ka thën’ Ai, Që te Shpëtimtari, që te Shpëtimtari, Që te Shpëtimtari ka gjetur strehim?

2. Në çfarëdo gjendje – sëmundje a shëndet, I varfër në qofsh, a i pasur vërtet, N’atdhe apo jasht’, ti në tok’ apo det – Siç ditët ta kërkojn’, siç ditët ta kërkojn’, Siç ditët ta kërkojn’, ndihma jote t’jet’.

3. Frik’ mos ki, me ty jam; mos bjer n’dëshpërim, Se jam Per’ndia yt dhe t’vij Un’ në ndihm’. T’forcoj, të ndihmoj, t’bëj në këmb’ të qëndrosh, Mbështetur në krahun, mbështetur në krahun, Mbështetur në krahun Tim t’drejt’ dhe plot forc’.

4. Kur n’uj’rat e thella të them që të shkosh, Lumenjt’ e dëshp’rimit mbi ty s’do t’vërshojn’, Se me ty do t’jem, shqet’simet t’i bekoj Dhe vuajtjet e m’dha, dhe vuajtjet e m’dha, Dhe vuajtjet e m’dha un’ t’i shenjtëroj.

5. Kur mes sprovash t’zjarrta udha të shtrihet, Ky hiri Im i mjaftueshëm do t’jet’. Flaka ty s’të djeg, Un’ atë e krijoj Zgjyrën të ta heqë, zgjyrën të ta heqë, Zgjyrën të ta heq’ dhe arin tënd t’pastroj’.

6. Dhe gjersa t’plaken, gjith’ njer’zit do shijojn’ Dashurin’ Time t’përjetshme, që s’ndryshon; Kur me flok’ t’thinjur tëmthat u stolisen, Akoma si qengja, akoma si qengja, Akoma si qengja tek un’ do t’linden.

7. Shpirtin që te Jezusi kërkon t’pushoj’ Në duar t’armiqve Un’ kurr’ s’e lëshoj. Atë shpirt, gjith’ ferri t’përpiqet t’trondis’, Un’ kurrë, jo kurrë, Un’ kurrë, jo kurrë, Un’ kurrë, jo kurrë, jo kurr’ s’e braktis!