1. Sa t’buta urdh’rimet! Sa t’mira k’shillimet! Barrën tënde Zotit ia jep Dhe kujdes Ai do t’ket’.
2. Nën syn’ e Tij vëzhgues, Shenjtorët t’sigurt jan’; Për f’mijët e Tij kujdeset, Siç natyrën ruan.
3. Pse veten ta lodhësh Me barrën e ankthit? Që çlodhje t’ëmbël ti të gjesh, Shko te fron’ i Atit.
4. Mirësia e Tij, Nga dita n’dit’ s’ndryshon; Barrën do lë te këmb’t e Tij Dhe me këng’ shkoj gjithmon’.