Book cover

Qëndroj Plot Habi

Himne, 113


0:00 0:00
Introduction
All Verses

1. Qëndroj plot habi kur shoh sa shum’ Krishti më do, I shtangur nga hiri që Ai kaq shum’ më dërgon. Un’ dridhem kur di se për mua Ai shkoi në kryq, Për mua m’katarin vuajti, u gjakos dhe vdiq.

Kaq shum’ t’kujdeset për mua, o ç’mrekulli Aq shum’ sa u bë fli! Për mua ç’mrekulli, o çfar’ mrekulli!

2. Çuditem t’mendoj se nga fron’ i Tij Ai do zbres’, Shpëtim t’i sjell’ shpirtit tim krenar edhe rebel, Që ta shtrij’ kaq shum’ mbi mua dashurin’ e Tij, Aq sa shëlbim dhe përligjje të gjej’ shpirti im.

Kaq shum’ t’kujdeset për mua, o ç’mrekulli Aq shum’ sa u bë fli! Për mua ç’mrekulli, o çfar’ mrekulli!

3. Mendoj duart e Tij t’gjakosura për borxhin tim! A mund t’harroj k’të mëshir’, dashuri dhe flijim? Jo, jo, un’ lavdi do t’i thur, do ta adhuroj, Gjersa në gjunj’ t’i bie tek i lavdishmi fron.

Kaq shum’ t’kujdeset për mua, o ç’mrekulli Aq shum’ sa u bë fli! Për mua ç’mrekulli, o çfar’ mrekulli!