1. N’se nxiton te Kolobi, Sa t’hapësh, të mbyllësh syt’, Më pas t’vazhdoj’ me t’njëjtën Shpejt’si flut’rimi yt, A mendon se ndonjëher’, Në tër’ përjetësin’, Mund të zbulosh ti brezin Ku Per’ndit’ kan’ fillim’n?
2. A t’shohësh t’madhin fillim, Ku nuk shtrihej hapësir’? T’shohësh të fundit krijim, Ku mbarojn’ Perëndit’? M’duket se Shpirti pëshp’rit: “Askush ‘veç hap’sir’ s’gjen, As sheh t’jashtmet mbulesa, Ku asgjëja s’ka vend”.
3. Veprat e Per’ndis’ vazhdojn’ Edhe bot’ e jet’ shtohen; Përmir’simi, zhvillimi Një udh’ t’përjetshme t’ken’. Nuk ka fund për hap’sirën; Nuk ka fund për lëndën, Nuk ka fund as për shpirtin; Nuk ka fund për racën.
4. Nuk ka fund për virtytin; Nuk ka fund për forcën; Nuk ka fund për urtësin’; Nuk ka fund për dritën. Nuk ka fund për bashkimin; Nuk ka fund për rinin’; Nuk ka fund për t’vërtetën; Nuk ka fund për prift’rin’.
5. Nuk ka fund për dashurin’; Nuk ka fund për qenien; Nuk ka fund për lavdinë; Nuk ka vdekje në qiell. Nuk ka fund për dashurin’; Nuk ka fund për qenien; Nuk ka fund për lavdinë; Nuk ka vdekje në qiell.