Book cover

Përmir’so t’Ndritshmet Çaste

Himne, 141


0:00 0:00
Introduction
All Verses

1. Përmir’so t’ndritshmet çaste; Mos i lër’ të të shkojn’. Puno sa dielli ndriçon; Se nata po afron. Ne s’mund ta urdh’rojm’ diellin Qëndrim’n e tij të zgjat’. As s’mund t’i kërkojm’ hijes Përher’ të qëndroj’ larg.

2. Koha fluturon shum’ shpejt; Prapa nuk mund ta kthejm’ Vjen dhe ikën përpara Nëpër të sajin shteg. Po t’mos jemi t’kujdesshëm, Rasti do t’venitet. Se jeta ikën shum’ shpejt, Si një dit’ e vetme.

3. Ashtu si dimri pason Ditët e verës s’ngroht’, Gëzimet mund t’na shuhen Dhe më mos t’i shikojm’. A nuk duhet t’provojmë Çdo dit’ diçka t’fitojm’, Që t’jemi të dobishëm Dhe çdo gabim t’përçmojm’?

4. Përmir’so çdo çast t’ndritshëm. Të sigurt të bën kjo, Se zelli siguri sjell Edhe bekime plot. Urt’sia të drejtoftë; I ndershëm n’zemër t’jesh; Per’ndia do t’bekojë Dhe ndihm’ përher’ do kesh.