Book cover

Jezus’, Dje Lindur n’Varf’ri

Himne, 115


0:00 0:00
Introduction
All Verses

1. Jezus’, dje lindur n’varf’ri, Sot në tok’ zbret plot lavdi. Dje Ai vuajti plot mundim; Sot në tok’ vjen për mbret’rim. Sot në tok’ vjen për mbret’rim.

2. Dje një Qengj i duruar, Sot Zot, i madhi Un’ Jam. Dje në kryq dha shpirt Ai; Sot ret’ jan’ karroc’ e Tij. Sot ret’ jan’ karroc’ e Tij.

3. Dje lëngoi në gjak e lot; Sot shfaqet me lavdi plot. Dje s’e deshën as të vet’, Sot do ta njohin si Mbret. Sot do ta njohin si Mbret.

4. Dje braktisur në vetmi, Sot lart’suar n’fron Ai. Dje gjithçka urt’sisht duroi, Sot më nuk do të duroj’. Sot më nuk do të duroj’.