1. Jezus, vet’ mendimi për Ty Ëmbël zemrën m’pushton; Por ësht’ m’e ëmbël të t’shoh Ty N’pranin’ Tënde t’pushoj.
2. Zëri s’këndon, n’zemër nuk hyn, Kujtesa s’mund të gjej’ Më t’ëmbël fjal’ se emri Yt, Shpëtimtar i njer’zve!
3. Shpres’ e çdo zemre plot pendim, Gëzim i t’butëve, Sa i dashur me mëkatarin! Sa i mir’ me ’ta q’kërkojn’!
4. Jezus, siç do t’jesh shpërblimi, G’zimi yn’ qofsh veç Ti; Jezus, lavdia jon’ qofsh Ti, Tani dhe n’përjet’si.