1. Le t’flasim fjal’ t’mira njëri – tjetrit N’shtëpi ose ku të jemi; Si cicërimat e zogjve t’lisit, Tingujt do jen’ t’mir’pritur, t’lir’. Zemrën që brengoset do gëzojn’, Dritën e dashuris’ lejojn’, Nga lart shpres’ e guxim i dhurojn’, Kur ret’ e err’ta drit’ s’lejojn’.
O, fjalët e mira do të jen’ në kujtes’ Dhe gjithmon’ do t’japin hare. Le t’flasim fjal’ t’mira njëri – tjetrit; Fjal’t jan’ tinguj t’ëmbël zemre.
2. Si rrezet e mëngjesit në male, Shpirtin e zgjojn’ plot ngazëllim; Si zhurma e t’fresk’tave burime, Pran’ bien me t’ëmblin kumbim. Shpesh me zëra të dashur, at’her’, Tonën miqësi t’përtërijm’, Gjersa zemrat t’takohen përher’ Në miq’si të vërtet’ me g’zim.
O, fjalët e mira do të jen’ në kujtes’ Dhe gjithmon’ do t’japin hare. Le t’flasim fjal’ t’mira njëri – tjetrit; Fjal’t jan’ tinguj t’ëmbël zemre.