Book cover

Zot, Un’ Ty do të t’Ndjek

Himne, 137


0:00 0:00
Introduction
All Verses

1. Shpëtimtar, mësom’ të t’dua, N’shtegun që m’tregon të shkoj, Me forcë përtej vetvetes, Dikë tjetër të ndihmoj. Shpëtimtar, mësom’ të t’dua – Zot, un’ Ty do të t’ndjek.

2. Kush jam un’ që tjetrin t’gjykoj Kur ec’ pa përsosuri? Në zemrën e qetë fshihet Hidh’rim që s’e sheh syri. Kush jam un’ që tjetrin t’gjykoj? Zot, un’ Ty do të t’ndjek.

3. Ruajtës i v’llait do t’jem; Do mësoj si të shëroj. Të lodhurit dhe t’munduarit Zemër t’but’ do t’i tregoj. Ruajtës i v’llait do t’jem – Zot, un’ Ty do të t’ndjek.

4. Shpëtimtar, ta dua vëllan’ Siç e di se më do Ti, Tek Ti forcën time të gjej Që për Ty të jap shërbim. Shpëtimtar, ta dua vëllan’ – Zot, un’ Ty do të t’ndjek.