Book cover

Dashuri në Shtëpi

Himne, 191


0:00 0:00
Introduction
All Verses

1. Kudo ka veç bukuri, Kur n’sh’pi ka dashuri; Në çdo tingull lumturi, Kur n’sh’pi ka dashuri. Paqe, bollëk këtu ka, Buzëqeshje në çdo an’. Ëmbël, but’ koha rrjedh pran’ Kur n’sh’pi ka dashuri. Dashuri në shtëpi; Ëmbël, but’ koha rrjedh pran’, Kur n’sh’pi ka dashuri.

2. Në kasolle gëzim ka, Kur n’sh’pi ka dashuri; Zili, urrejtje kurr’ s’ka, Kur n’sh’pi ka dashuri. Lulet çelin kudo sot, Gjith’ toka i ëmbël kopsht, Jetën mbush me hare plot Kur n’sh’pi ka dashuri. Dashuri në shtëpi; Jetën mbush me hare plot, Kur n’sh’pi ka dashuri.

3. Qielli qesh me ëmbëlsi, Kur n’sh’pi ka dashuri; Gjith’ bota plot dashuri, Kur n’sh’pi ka dashuri. Ëmbël këndon çdo burim; Qielli blu ndrin plot shkëlqim. Lart Një buzëqesh me g’zim, Kur n’sh’pi ka dashuri. Dashuri në shtëpi; Lart Një buzëqesh me g’zim, Kur n’sh’pi ka dashuri.