Book cover

Per’ndi, At’ i Përjetshëm

Himne, 101


0:00 0:00
Introduction
All Verses

1. Per’ndi, At’ i Përjetshëm, Që n’mes të qiellit rron, N’emër t’Jezusit t’lutim T’bekosh e shenjtërosh, Nëse të pastër jemi, K’të buk’ dhe këtë uj’, Që at’ dhurat’ hyjnore Ne të gjith’ të kujtojm’ –

2. Atë flijim të shenjtë, Që njer’zit s’kuptonin, Që fajet të na falen, Trupin, gjakun marrim, Që përher’ të dëshmojmë Vuajtjen e Birit Tënd, Dhe Shpirtin e Tij t’kemi, Që zemrat t’na bëj’ një.

3. Jezusi, i Vajosur, Nga qielli lart zbriti, Jetën dha të fitonte Shpirtrat me dashuri – I bukur Ai nuk dukej, Sa njer’zve mend’ t’u marr’ – Ai ësht’ Shpëtimtari Që na pastron me zjarr.

4. Sa urti e pamasë, Plani i shenjtëris’, Që bëri t’plot’ shpëtimin, Zotin veshi me mish. Të ec’ në botën e Tij Pothuajse njeri t’jet’, Në gjendje të lart’suar, T’vdes’ o gjithçka humbet.