Book cover

O Qyteza e Bethleh’mit

Himne, 127


0:00 0:00
Introduction
All Verses

1. O qyteza e Bethleh’mit, Që shtrir’ në qet’si je. Mbi gjumin tënd t’thell’, pa ënd’rrim Kalojn’ t’heshtur yje; Prap’ n’udh’t e tua t’errta Ndrin Drit’ e përjetshme. Shpresat, frika e gjith’ kohës Mblidhen në ty sonte.

2. Se Krishti iu lind Maries Dhe, mbledhur t’gjith’ në qiell, Kur njer’zit flen’, engjëjt vëzhgojn’ Me dashuri të thell’. O yje të mëngjesit, Shpallni t’shenjtën lindje, I thurni lavde Per’ndis’ Mbret, Njer’zve në tok’ paqe.

3. Sa qetësisht, sa qetësisht Jepet dhurat’ e shenjt’! Per’ndia i fal zemrës s’njer’zve Bekimet qiellore. Askush s’dëgjon se Ai vjen; Por në k’të bot’ m’kati, Zemra t’buta Atë marrin, Hyn Krishti, i shtrenjti.