1. Shpëtimtar i shtrenjt’, i dashur,
T’ëmblin lajm Tënd bëj t’njohur.
Shpirti Yt i d’lir’, i zjarrtë,
Ardht’ në çdo zemër t’ndrojtur.
Të kthej’ baticën e m’katit,
Atje ço t’shpejtën bindje.
Shpëtimtar i shtrenjt’, i dashur,
Çdo shpirt tek Ti le t’banoj’.
2. Shpëtimtar i shtrenjt’, i dashur,
Ne t’dobët, Ti i fort’ je;
Baticën e mëkatit ndal,
Me dhembshuri t’pafundme.
Na rretho me krahët e Tu;
Na mbaj në të ngushtën udh’.
Shpëtimtar i shtrenjt’, i dashur,
Larg Teje të mos shkojm’ kurr’.
3. Shpëtimtar i shtrenjt’, i dashur,
Zemërthyerin do shërosh.
T’hidhurit lot që vijn’, na thaj;
Hidh’rimin mos lër t’na mposht’.
Er’rat kthe dhe dallgët qet’so;
T’egrën furtun’ e pusho.
Shpëtimtar i shtrenjt’, i dashur,
T’përhershmen paqe dhuro.