Book cover

Me Nderim, But’si Tani

Himne, 107


0:00 0:00
Introduction
All Verses

1. Me nderim, but’si tani, Kokën ul me përul’si. I shp’tuar për mua mendo; Çfar’ kam bër’ për ty mendo. Me gjakun pikuar shi, Djers’ prej dhembjes s’agonis’, N’kryq trupi i im u var, Un’ dhe ty të shpëtova.

2. Në k’të buk’ bekuar për ty, Simbol të trupit tim shih; Në k’të uj’ që sot ti merr, Simbol t’gjakut tim të shenjt’. Kujto se çfar’ u krye Që m’katari t’fitohej. N’kryq në Kalvari atje Për ty vuajta vdekjen.

3. Nga zemra hiq gjith’ grindjen; Me v’llez’rit n’paqe të jesh. Fal, siç do t’ishe dhe ti, I falur nga un’ tani. N’besimin e shenjt’ t’lutjes Hidh mbi mua gjith’ kujdesjet, Dhe hiri i Shpirtit tim Për ty do t’jet’ si burim.

4. Te froni un’ ndërmjet’soj; Për ty përgj’rohem gjithmon’. T’kam dashur si mikun tim, Me dashuri pa mbarim. Ji i bindur, t’përgj’rohem, Plot lutje, kujdes përher’, Ndaj meje besnik të jesh, Q’Shpëtimtari yt të jem.