1. Në bot’ ku hidh’rimi Gjithmon’ do t’njihet, Nevojtar’, t’brengosur Dhe t’vetmuar gjen, Sa shum’ g’zim dhe ngush’llim Ti mund të dhurosh, Po të shpërndash hare Kudo që të shkosh.
Shpërnda hare ti përgjat’ udhës. G’zo, beko dhe ndriço Çdo dit’ që ikën. Shpërnda hare ti përgjat’ udhës. G’zo, beko dhe ndriço Çdo dit’ që ikën.
2. Veprime më t’vogla Nevoja plot’sojn’, Sepse bota kërkon Në mir’si t’veprojm’. O, çfar’ hidhërimi Ti mund të heqësh, Me guxim, dashuri Dhe përmes këngësh.
Shpërnda hare ti përgjat’ udhës. G’zo, beko dhe ndriço Çdo dit’ që ikën. Shpërnda hare ti përgjat’ udhës. G’zo, beko dhe ndriço Çdo dit’ që ikën.
3. Kur ditët jan’ t’zymta, Me gëzim këndo; Shqet’simet e botës Me forc’ përballo. Me besim t’patundur Përmes jetës ça; Hare dhe buz’qeshje N’vështir’si shpërnda.