1. Ungjilli atij që kërkon, I sjell t’ëmblën paqe. N’krah’t e tij me drit’ q’rrezaton, Qart’son kuptim’n t’njer’zve.
2. Ligjet e tij jan’ hyjnore, Tregojn’ t’Atit kujdes’. Dashuri dhe mëshir’ atje, Në çdo urdhër shkëlqejn’.
3. Zhduken traditat pa besim, Mosbesimin largon. Të zymtat re plot kërcënim Arsyes ia nënshtron.
4. Ne që Emrin e shenjt’ e dim’, Nga çdo m’kat qëndrojm’ larg. At’her’ në zemër të dëlir’, Na mban e Shpirtit flak’.
5. Shum’ shpejt i tunduesit pushtet Dhe m’kati s’do ngacmojn’, Paqen s’do shqetësojn’ sektet, As g’zimin s’do dëmtojn’.
6. Ajo që n’pjes’ ësht’ marr’ tani, E pjesshme më s’do t’jet’. Nga Ai, te kush besim kemi, E gjitha do t’kthehet.
7. T’kemi në shpirtrat tan’ durim, Gjersa të vij’ Ai. Drejt shenjës së thirrjes t’ecim; Pran’ shëlbimit t’jemi.